Zaho Balili

Zaho Balili U lind ne tetor te vitit 1951 Rexhin te Kurveleshit. Ka mbaruar dy shkolla te mesme, ate te pergjitheshmen ne Tepelene si dhe shkollen e mesme buqesore me korispodence ne fshatin Dames te qytetit te Tepelenes, te dyja keto shkolla i ka mbarruar me nota te shkelqyera. Qe ne moshen 14 vjecare, fillon pune ne SMT, si mekanik dhe me kalimin e viteve arrin te behet shofer autokombanje, ku u shqua per punen e mire dhe te palodhur, eshte i pari kombanier qe ka cuar nje mjet te tille ne Kurvelesh ne vitin 1974.

Ka marre pjese ne jeten kulturore te qytetit, ku spikaten recitimet e tij dhe pjesemarrja ne shume pjese teatrale qe pallati i kultures dhe ndermarrjet e qytetit shfaqnin per publikun Tepelenas. Vlen ketu te permendet roli i mullixhiut te teatri “Gjemimi i atij dimri” si dhe ne takimet e estradave te qytetit. Gjate kesaj kohe, merre gjithashtu pjese ne grupin e Bences si pjesetar i isos se ketij grupi. Ne fund te viteve 1970 dhe fillin te viteve 1980, bashke me poet te tjere Tepelenas behet nje nga furnizuesit kryesor me tekste te grupeve labe te qytetit. Ne vitin 1986, perurohet shtepia e kultures se fshatit Hormove. Zaho Balili, emerohet drejtor i kesaj shtepie kuluture deri ne vitin 1990. Po ne vitin 1986, ai bashke me Hormovitet formojne grupin lab te Hormoves.

Ka filluar te shkruaj qe moshe te re eshte autori i disa vellimeve si “Dritherimet e praneveres”, “Paskan celur manushaqet”, “Brengat e shpirtit”, “Lot kurbeti”, “Kur dy zemra dashurohen” dhe “Puth ballin tend Shqiperi” gjithashtu kenget e tij jane kenduar nga shume grupe labe, si grupet e Vlores, Gjirokastres, dhe te Tepelenes me grupin kryesor ate te Hormoves, me kete grup ai fitoi dhe cmimin e pare ne festivalin folklorik te Gjirokastres ne vitin 1988 me kengen “Flaka mbuloi fshane”, nje nga kenget me te bukura te tij eshte “Balada e nenes”. Eshte autor i shume teksteve te kengeve te mrekullueshme Labe qe i kane bere te famshem grupet qe i kane kenduar. Vlen ketu te permendim “Kengen e bilbilenjve, Shqiperise, Dil, o sy i zi, Te bajamja ne avlli,” e shume te tjera. Anetar i Lidhjes se Shkrimtareve qe ne vitet 1980.

Dashurine per kengen Labe ai e kishte marre qe ne djep, e ai, ia perkushtoi jeten kenges Labe. Ai shprehu ne kengen labe gjithe dashurine e shpirtit, gjithe nderin per heronjte, gjithe repsektin per shqiptaret, derdhi vuajtje, dhimbje, mall. Ai i kendoi qytetit te tij te dashur, Tepelenes, atdheut, heronjve, dashurise, halleve dhe derteve. Ai i kendoi asaj qe per te gjithe ne eshte me e shtrenjta, nenes. I kendoi dhe vet kenges Labe dhe enderronte qe te ngelej ne kenge.

Pjesemares ne festivalet folklorike te Gjirokastres 1988, 1992, dhe ate te Beratit ne 1996, si drejtues i grupeve te Hormoves, Nivices dhe Rexhinit. Sot numerohen mbi 400 poezi te shkruara nga ky poet e me shume se 100 nga keto poezi kendohen ne kenge labe ose popullore.

Ne vitin 1998 ai largohet per ne Greqi, vlen per tu permendur puna e tij pateriotike ne Greqi duke u munduar te organizonte lebrit qe jetojne aty. Organizatori dhe kryetari i pare i shoqates “Laberia” dega Athine, dhe si cdo gje tjeter pasi vinte punet ne vije ai u hapte rrugen te tjereve duke dhene doreheqjen, anetare i lidhjes se shkrimtareve Shqiptare ne Greqi. Botues i disa shkrimeve dhe poezive ne Gazeten e Athines. Ai nuk mund te jetonte pa kengen labe, keshtu qe gjate kesaj kohe ai i bashkohet nje grupi lab dhe behet rapsodi i grupit “Lot kurbeti” ne Athine. Grup i cili ka nxjerre ne treg 4 vellime me kenge ku shumica e kengeve jane te autorit Zaho Balili. Ai u largua nga jeta ne vitin 2001 ne moshen 50 vjecare. Tre nga vellimet e tij u botuan pas vdekjes.

Vellime me poezi:

1. Paskan celur manushaqet. 1997

2. Dritherimat e pranveres. 1998

3. Brengat e shpirtit. 2001

4. Lot Kurbeti. 2003

5. Puth ballin tend Shqiperi. 2011

Vellime me proze:

1. Kur dy zemra dashurohen. 2002

Vleresime:

1. Cmimi i pare ne Takimin e Kultures Masive te ndermarjeve te qytetit te Tepelenes. Me grupin amator te S.M.T. Maj 1980.

2. Cmimi i pare ne Festivalin Folklorik te Gjirokastres ne vitin 1988 me kengen “Flaka mbuloi fshane”, kenduar nga grupi i Hormoves.

3. Vleresim i vecant ne Festivalin Folklorik te Gjirokastres ne vitin 1988 me kengen “13 male me kembe”, kenduar nga grupi i te rinjve te Rexhinit.

4. Vleresim i vecant ne Festivalin Folklorik te Gjirokastres ne vitin 2000 me kengen “Balade per komisarin Arben Zylyftari”, kenduar nga grupi i Hormoves.

5. Ne vitin 2002, Keshilli i Qarkut Gjirokaster i jep titullin: “Personalitet i Shquar ne Fushen e Artit dhe Kultures” si kengetar i shquar i kenges polifonike te trevave te jugut.

6. Ne 16 Korrik 2012, Presidenti i Republikes z. Bamir Topi, i akordon urdherin “Naim Frasheri” i Argjendte

“Per kontribut te shquar ne zhvillimin e folklorit te zones se Tepelenes, vecanerisht me grupin e Hormoves, si drejtues i spikatur dhe rapsod”

7. Me 31 Tetor 2014, Keshilli Bashkiak dhe kryetari i Bashkise Tepelene, i akordojne titullin “Qytetar nderi”, me motivacionin: “Per kontributin e vlefshem ne zhvillimin e folklorit te zones se Tepelenes, vecanerisht me grupin e Hormoves, si drejtues dhe si rapsod”

8. Me 24 Tetor 2015, Shoqata Vatra Labe, Athine, i akordon titullin “Certifikat nderi” me motivacionin: “Shoqata Vatra Labe, i jep kete flet nderi pas vdekjes, krijuesit, rapsodit, kengetarit dhe themeluesit te disa grupeve labe, poetit Zaho Balili. Per ruajtjen, forcimin, zhvillimin dhe perhapjen e kenges polifonike labe, per kontributin e madh te dhene permes krijimtarise se tij ne folkloristike dhe polifoni. “

9. Cmimi i pare ne Festivalin e Tete Nderkombetar te Polifonise Shqiptare “Bylis”, ne 22 Shtator 2018 me kengen “Atje kemi Laberine”, kenduar nga grupi Lot kurbeti.