Feti Brahimi

Rapsodi Feti Brahimi ka lindur ne fshatin Lapardha te Vlores ne 3 Korrik 1939.
Pas mesimeve qe kreu ne vendlindje, vijoi shkollen e mesme ekonomike ne Tirane me 1967.Punoi si ekonomist 26 vjet.
Eshte nje nga gjurmuesit e mirenjohur te kultures popullore ne Laberi,duke dhene nje kontribut te cmuar ne pasurimin e kenges tradicionale te Lapardhase,dhe ngjitjen ne skenat e festivaleve kombatare dhe mjaft vendeve te tjera te Evropes te polifonise shqiptare.
U shkollua në vendindje e më pas në shkollën e mesme ekonomike në Tiranë ku u diplomua në vitin 1967. Ka punuar për rreth 50 vjet me folklorin duke përpunuar këngët e vjetra dhe duke i shtuar elemente të rinj grupit të Lapardhasë.
Ka botuar 11 libra me vjersha të cilat përmbajnë 40 mijë vargje. Grupi i Lapardhasë nën drejtimin e tij ka kënduar mbi 200 këngë.
Një ndër perlat e polifonisë shqiptare është “Janinës ç’i panë sytë”, me melodi dhe me përmirësim vargjesh nga Feti Brahimaj, e kënduar në Festivalin e Gjirokastrës.
Po ashtu një tjetër baladë e madhe e këtij grupi mbetet “Tanë moj e mira Tanë”. Grupi i Lapardhasë ka marrë pjesë në 7 festivale kombëtare të Gjirokastrës, si dhe shumë festivale thuajse në të gjithë Ballkanin dhe shtetet kryesore të Evropës.

U largua nga jeta ne vitin 2021